Kultivimi i mjedrës në Kosovë, po sjellë përftime të mira për ata që merren më këtë kulturë bujqësore. Po ashtu edhe interesimi për të kultivuar mjedrën po rritet nga viti në vit. Kështu u tha sot në shënimin e ditës së mjedrës në Kosovë, nga kultivuesit dhe përfaqësuesit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Mehmet Bryma nga fshati Katunishtë i Podujevës, është njëri prej kultivuesve të mjedrës, cili në ditën e shënimin të mjedrës, të organizuar nga USAID dhe Ministria e Bujqësisë, kishte dalë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, për të ekspozuar mjedrat e tij.

Ai tregon se me kultivimin e mjedrave merret që dy vite dhe ka të mbjellura një sipërfaqe prej 1 hektarë e 40 ari.

Bryma thotë se kjo punë është fitimprurëse për të.

“Me këtë punë ja vlen me u merr, çmimi është i mirë, tregu është i garantuar, të gjitha rrugët janë ta hapura vetëm donë punë”, u shpreh ai.

Kurse ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka thënë se mjedra është njëri prej potencialeve më të mëdha në Kosovë.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë mbështetje për fermerët.

“Mjedra është një nga pemët manore me potencialin më të madh në Kosovë, gjë e cila është dëshmuar me rritjen e madhe nga viti në vit të sipërfaqeve të prodhimtarisë dhe të përfitimeve për bujqit”
“Ne si ministri në partnerit me miqtë ndërkombëtar do të vazhdojmë ta mbështesim këtë sektor të rëndësishëm, me fokus të veçantë tek pemët manore”, tha Krasniqi.

Kurse, drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, tha se ata do të përkrahin bujqësinë në Kosovë, ndërsa shtoj se mjedrat kosovare tani po eksportohen edhe në vendet e Bashkimit Europian.

“USAID është shumë krenarë që mund të mbështes afër 300 prodhues të mjedrave në tërë Kosovën”.

“Shitjet janë trefishuar dhe gjithashtu kemi edhe eksporte në tregjet e BE-së. Ky është një simbol shumë i fuqishëm i potencialit që ka sektori I bujqësisë në Kosovë”, tha James Hope.

Në Kosovë, aktualisht janë të mbjellura mbi 400 hektarë me mjedra. (lajmi.net)