Një kronikë e realizuar nga gazetarët e Asociated Press, pasqyronte luftën e ashpër që po ndodhte mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë serbe në rajonin e Llapit.

Në pamjet e publikuara shihen forcat serbe në 21 mars të vitit 1999, pak muaj para çlirimit përfundimtar të Kosovës.

Siç shkruhej në këtë reportazh, forcat serbe ishin duke pësuar goditje nga luftimet që po zhvilloheshin në atë kohë në rajonin e Podujevës.