Foto nga arkivi
Mbledhja e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke u mbajtur aktualisht në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Në këtë mbledhje, ku është paraparë të zgjidhet kryetari dhe strukturat e reja për drejtimin e forumit rinor në Podujevë, ka pasur tensione.
Madje, siç merr vesh Llapi.info, aty ka pasur edhe ndërhyrje të sigurimit për ta marrë situatën nën kontroll.
Kjo pasi që po kundërshtohet mënyra e zgjedhjes së drejtuesve të forumit rinor në Podujevë dhe se disa delegatë nuk janë lejuar të hyjnë brenda mbledhjes.
Llapi.info do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast me çdo detaj.