Është thelluar paknaqësia e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e forumit rinor në Podujevë.

Llapi.info merr vesh se gjysma e të pranishmëve në mbledhjen ku ishte paraparë zgjedhja e kryetarit dhe organeve tjera drejtuese të rinisë së LDK-së në Podujevë, e kanë lëshuar mbledhjen.

Kjo pasi që disa anëtarë të forumit rinor të LDK-së, nuk ishin lejuar të hyjnë në mbledhje për të marrë pjesë në zgjedhjen e organeve drejtuese të rinisë në Podujevë.

Kjo ka zgjuar irritim tek disa të pranishëm tjerë, të cilët kanë vendosur që të largohen nga mbledhja.

Ende nuk dihet se a do të dështojë e gjithë mbledhja, apo çka do të bëhet.

Sidoqoftë, Llapi.info do ju mbajë të informuar.

Tensione në LDK-në në Podujevë; Raportohet të ketë edhe përleshje fizike