Sot janë ndarë 108 krerë mëshqjerra për blegtorët llapjanë, njofton Llapi.info.
Prezentë në ndarjen e tyre kanë qenë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Bujqësisë, Fatmir Rudari.
Bulliqi ka thënë se si institucione lokale do të vazhdojmë mbështetjen në sektorin e blegtorisë për fermerët e vyer llapjanë.
Shkrimi i tij i plotë:
108 krerë mëshqjerra për blegtorët llapjanë
Bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Fatmir Rudari, kemi përcjellur nga afër procesin e shpërndarjes së mëshqjerrave të racës “Simental” për 108 fermerët përfitues.
Si institucione lokale do të vazhdojmë mbështetjen në sektorin e blegtorisë për fermerët e vyer llapjanë.
Urime të gjithë përfituesve!