Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka thënë se Brukseli ishte “i informuar, por jo i konsultuar” në fillim të kësaj jave për planet e autoriteteve në Prishtinë në lidhje me targat dhe lirinë e lëvizjes në territorin e Kosovës.
“Sipas marrëveshjeve nga dialogu për lirinë e lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, Kosova ka të drejtë që gradualisht të heqë targat KM (të lëshuara nga Serbia). Marrëveshjet janë të qarta se në Kosovë përdoren vetëm targa të lëshuara nga Kosova”, ka thënë Stano në një deklaratë me shkrim për Tanjug, transmeton klankosova.tv.
Vendimi i qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet e identifikimit për komunat paralele, acaroi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili thuhet këtë çështje ta ketë diskutuar mbrëmë edhe me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i cili po qëndron për vizitë në Beograd.