Mesfushori Alban Shabani është rikthyer tek klubi nga “Zahir Pajaziti”, shkruan Llapi.info.
Ai është pritur nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina, teksa Shabani ka nënshkruar kontratën, e cila e mbanë atë deri në vitin 2024.
“Mesfushori me tipare defanzive, Alban Shabani nënshkruan me klubin tonë, KF Llapi deri në vitin 2024! Klubi ynë, KF Llapi ka arritur të rikthej në shtëpi mesfushorin defanziv, Alban Shabani, i cili gjatë dy edicioneve paraprake luajti për Skënderbeun, Feronikelin e Drenicën. Mesfushori me potencial, Shabani rikthehet përsëri në fole, në klubin ku morri hapat e parë të karrierës dhe ku u formua si futbollist. Trajneri, Tahir Batatina i dëshiroi mirëseardhje në mesin tonë, duke i dëshiruar shumë suksese me klubin e tij të zemrës”, ka njoftuar klubi./Llapi.info