Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Llugë të Podujevës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar për vjedhje të rëndë dhe armëbajtje pa leje.

Siç njofton policia, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikatorë me pesë copë fishekë të cal.7.6mm. Rasti është në procedurë.

“Fshati Llugë, Podujevë, 06-07.08.2015-19:00-07:00. Në lidhje me rastin raportohet se me 18.08.205 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikatorë me pesë copë fishekë të cal.7.6mm. Rasti në procedurë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Poashtu, Policia e Kosovës ka raportuar se dje në ora 21:59 në vendkalimin kufitar Merdarë me urdhëresë të gjykatës ka arrestuar një person të kërkuar, i cili më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Vendkalimi kufitar Merdarë 18.08.2015 – 21:59. Me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili më pas dërgohet në vuajtje të dënimit”, njofton Policia e Kosovës./Llapi.info