Dhjetëra biznese të Podujevës janë mobilizuar për ndeshjen mes Llapit dhe Buducnostit, shkruan Llapi.info.
Këto biznes po paguajnë mijëra bileta për tifozë llapjanë, dhe jo vetëm, për këtë duel që zhvillohet të enjten në ora 20:00 – në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përveç tyre, edhe klube tjera kosovare kanë rezervuar qindra bileta, ku pritet të ketë një atmosferë fantastike.
Klubi Futbollistik “Llapi” të enjten që lamë pas zhvilloi ndeshjen e parë në Conference Leagu ku u ndesh me malazezët e Buducnostit.
Skuadra shqiptare nuk u prit aspak mirë nga tifozët vendas të cilët përveç fyerjeve raciste, ata edhe hodhën gjësende te forta në drejtim të bankinës së Llapit.
Ekipi i Tahir Batatinës u mposht me rezultat 2:0, megjithatë ai po beson se ky avantazh i malazezëve mund të përmbyset në ndeshjen e kthimit, por që u ka bërë thirrje gjitha grupeve të tifozëve të vijnë në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’i mbështetur “Legjendat” në mënyrë që të krijojnë ë një atmosferë sa më të mirë në stadium.
Batatina thekson se “Fadil Vokrri” do t’i pres rreth 11 mijë tifozë – ndërkohë që ka shtuar se nuk do të ketë incidente./Llapi.info