Ngjarjet kryesorë të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 12 korrik 2022:

– Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Diskutim mbi zbatimin e Pakos së Ringjalljes”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022. (Salla e konferencave, kati I, zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

– Kryetari i Bordit Bajram Mustafa dhe U.D Kryeshefi ekzekutiv, Januz Kabashi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të NPH “Ibër – Lepenc”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

– Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë përcjell nisjen e “Konvojit të EULEX-it për Ukrainë” i cili përbëhet nga 10 automjete të EULEX-it, të cilat do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë. (Selia e EULEX-it, ish Farmed, ora 11:00)

– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

– OJQ Aktiv organizon panel diskutimi për transparencën në punën e vetëqeverisjes lokale në Kosovë në kuadër të projektit “Forcimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në Kosovë”. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale si dhe Projektligjin për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Mbahet ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit”. (Ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”, ora 17:00)