Llapi pret nesër në “Fadil Vokrri”, ekipi malazez, Buducnost, në ndeshjen kthyese në kuadër të Ligës së Konferencës, shkruan Llapi.info.
Për këtë ndeshje, ekipi nga “Zahir Pajaziti”, është mobilizuar për të pasur përkrahje të madhe nga tifozët shqiptarë.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se deri më tani, sipas tij, janë shitur 10 mijë bileta, ndërkohë që ka kërkuar nga tifozët që dominojë brohoritja “O sa mirë me qenë shqiptar”.
Më poshtë postimi i plotë i Batatinës:
Faleminderit gjithë kombit shqiptar për mbështetjen dhe kam një lutje nga gjitha tifogrupet tona shqiptare që të dominoj brohoritja “O sa mirë me qenë shqiptar” 🇦🇱🇽🇰
Tash po e kuptoj vlerën e luftës kur isha 21 vjeç që po më kthejn emocionet e mëparshme nga lufta.
Sapo më njoftuan se 10,000 mijë bileta janë shpërndarë tek kombi shqiptar dhe qytetarët e Kosovës për këtë ndeshje 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰
Përpara LLAPI, KOSOVË e SHQIPËRI, E GJITHA VISET SHQIPTARE KU DO QË JANË 👐👐💪💪