Skuadra e Llapit nesër takohet me Buducnostin me fillim nga ora 20:00 në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë të kualifikimeve për Conference League.

Llapi synon që nesër ta përmbys rezultatin, pasi duelin e parë e kanë humbur me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri Tahir Batatina thekson se ekipi i tij është përgatitur maksimalisht që të marrë rezultatin që kërkojnë.
“Do të jetë një ndeshje e veçantë. Kemi marrë të gjitha masat si skuadër si në aspektin organizativ, në aspektin taktik dhe do ta japim maksimumin. Kemi informaconet e duhura për kundërshtarin, i dimë të gjitha pikat e forta dhe të dobëta. Nesër duhet të ndryshojmë taktikisht që të arrijmë te pjesa që ne kërkojmë si ekip. Do të ketë ndryshime taktike në skuadër”, tha Batatina në konferencën për shtyp.

Ai më pas zbuloi se ekipi ka premi prej 20 mijë eurove në rast të kalimit tutje.

“Lojtarët kanë një bonus të mirë për nesër, nëse kalojmë tutje do të marrin 20 mijë euro. Është një shumë e konsiderueshme për lojtarët”, përfundoi ai.