Tifozët e Buducnostit nuk do të jenë prezentë në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e kthimit të Konferencë Ligës ndaj Llapit, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e Llapit, ku është bërë thirrje që lokacioni i destinuar për tifozët malazezë tash mund të jetë për tifozët shqiptarë.
“Ju njoftojmë se përshkak të mos pjesëmarrjes së tifozëve të ekipit mysafir, do të ketë në shitje edhe bileta për Sektorin e Jugut, të cilat kushtojnë vetëm 1 Euro. Për lokacionin e shitjes së tyre do njoftoheni me kohë. Poashtu ju njoftojmë se bileta në dispozicion për shitje kanë mbetur vetëm në Veri, një sasi e tyre dhe tashmë në Jug do jenë 2600 bileta në dispozicion”, thuhet në njoftim./Llapi.info