Pas eliminimit të Llapit, ka folur edhe kapiteni i ekipit, Bujar Idrizi.
Edhe pse dhuruan një performancë mjaft të mirë gjatë gjithë takimit, ekipi i Llapit u eliminua nga Buducnosti me rezultat të përgjithshëm 2:4.
Pas këtij eliminimi është kapiteni i skuadrës që u shpreh i lumtur me performancën dhe falënderoi tifozët pjesëmarrës.
“Jam i lumtur me performancën. Dua ti falënderoj tifozët ‘Legjedat’ dhe ata të tjerët që ishin prezent”, tha fillimisht ai.
“Na ka penalizuar ndeshja e parë, pasi ishim në disavantazh prej dy golash.Por, ia dolëm disi, kështu e ka futbolli ndodhin edhe gabime”, tha ai në lidhje me ndeshjen e tyre të parë.
Tutje, kapiteni tha se do të luajnë gjithmonë për tifozët e tyre.“Jam falënderues për tifozërin ma të mirën ‘Legjendat’, jam shumë mirënjohës do të mundohemi gjithmonë për ata”, përfundoi Idrizi.