Pas eliminimit nga Buducnosti ka folur edhe Albion Kurtaj.Llapi janë eliminuar në raundin e parë në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Konferencës, me rezultat 2:4.
Kurtaj ishte njëri nga portagonistët e kësaj ndeshje.Ai shënoi një supergol dhe kishte një paraqitje mjaft të mirë me Llapin sot.
Kurtaj u shpreh i lumtur që shënoi golin e parë për llapjanët, por i pakënaqur me rezultatin.“Një ndjenjë e jashtëzakonshme që shënova përpara një publiku aq të mirë.
Por nuk jam i kënaqur me rezultatin, pasi nuk e merituam eliminimin”, tha fillimisht ai.Sipas tij do të jetë mëkat për tifozërin e tyre që nuk do të ketë më ndeshje në garat evropiane.
“Do të jetë mëkat që kjo tifozëri nuk do të shoh edhe ndonjë raundin tjetër në Ligën e Konferencës”, përfundoi Albioni.