Mëngjesi i sotëm e gjeti të trazuar një familje në Prizren. Kjo pasi rreth orës 05:00 të mëngjesit, dy persona që kanë lidhje familjare patën një zënkë të rëndë e cila për pak sa nuk përfundoi me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.
Me armë zjarri, një person ka plagosur një familjare të tij më të re në moshë.
Bëhet fjalë për një 31-vjeçar i cili ka plagosur me armë zjarri një 25-vjeçare, e cila po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Burime të Sinjalit brenda këtij Spitali, kanë treguar se 25-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetë, derisa Policia nuk ka arritur të arrestojë ende të dyshuarin.
Sipas informacioneve i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe Policia nuk ka arritur ta kapë ende.
Burime brenda Spitalit thonë se 31-vjeçari dhe viktima 25-vjeçare janë të së njëjtës familje.