Një protestë është paralajmëruar në Podujevë nga grupi “Llapi Bike Team”, shkruan Llapi.info.

Sipas një postimi të publikuar në grupin e tyre në Facebook, arsye se po paralajmërohet të mbahet protestë është zënia e shtegut për biçikletës nga veturat e parkuara në shtegun e tyre.

“Protestë në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Podujevës. Në qoftë se nuk merren masa nga Policia e Kosovës ndaj veturave që po e rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve të Podujevës në këtë pjesë na duhet që detyrimisht të dalim në protestë në mbrojtje të jetës së çiklistëve dhe këmbësorëve në këtë pjesë. Po ashtu, shpresojmë që kryetari dhe Kuvendi Komunal ta trajtoj me seriozitet gjendjen  cila është krijuar si shkak i shoferëve të automjeteve dhe obligimeve dhe detyrave të Policisë së Kosovës në Komunën e Podujevës”, thuhet në postim.

Llapi.info ka raportuar se si shtegu për çiklistws në Podujevë është shndërruar në parking për automjete. Madje, duke mos respektuar shtegun e tyre, disa herë kanë ndodhur edhe aksidente./Llapi.info