Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për propozimin e projektligjit që do ta luftonte inflacionin – pasi sipas Hotit “s’ka shtet demokratik që e bën këtë”, pra thotë se “ekonomia e tregut nuk e pranon përballjen me inflacionin përmes dekreteve”.

Përmes një postiminë Facebook, Hoti ka hënë se “Qeveria në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur krizën nga inflacioni, propozon një projektligj”.

“Kjo qasje bie në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut, procedurat e miratimit të këtij ligji marrin së paku tre muaj. Pra, po flasim për muajin nëntor kur ky ligj në rastin më të mirë mund të hyj në fuqi”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu ka deklaruar se përpos që projektligji merr kohë për shkak të infrastrukturës ligjore – është edhe “antikushtetutes”.

“E them me keqardhje se kjo qasje për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale, pasojat e së cilës do të vazhdojmë t’i bartim të gjithë. Me masat që kemi propozuar si LDK para tre muajsh, barra do të ishte shumë më e vogël për qytetarët”, ka deklaruar Hoti.