Komuna e Podujevës ka parashikuar t’i shpenzojë 5 mijë e 320 euro për mirëmbajtjen e fontanave në sheshin e qytetit, shkruan Llapi.info.

Aplikimi për operatorët ekonomikë është hapur sot, ndërsa i njëjti është valid deri më 28 gusht.

Në njoftimin për kontratë është bërë e ditur se operatori do të zgjidhet ai i cili ofron çmimin më të ulët për t’i kryer këto shërbime.

“Operatorët ekonomikë do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze”, thuhet në njoftim./Llapi.info