Kujtim Sahiti nuk mund të ecë, ndaj çdo lëvizje që duhet ta bëjë 49 vjeçari i cili vuan nga skleroza multiple, i nevojitet ndihma, në radhë të parë e nënës së tij, e cila kujdeset për të.

Për kujdesin ndaj të birit, nëna e tij ka qenë dashur të marrë 150 euro. 75 tjera i janë dhënë për medikamente.

Por, kjo ndihmë u ndërpre, pasi në një rivlerësim të gjendjes së djalit të saj, që u bë në maj, u vendos në grupin e dytë me përfitim vetëm prej 150 euro, sipas kategorizimit të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Derisa, prej 2017 deri tashti, Kujtimi ishte në ta parën, kjo nënkuptonte mbështetje të plotë për të, kujdestarin dhe medikamentet e domosdoshme, në vlerë prej 375 eurosh.

49 vjecari thotë se bëri ankesë në Ministri dhe se lidhur me këtë do t’i drejtohet edhe gjykatës.

Drejtori i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë Financav, Punës dhe Transfereve financave, Skender Asllani tha se pala ka të drejtë për të bërë ankesë, e cila pastaj pritet të shqyrtohet.