Partia që aktualisht qeverisë me Podujevë, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur numrin e 5 mijë anëtarëve në këtë degë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, VV në Podujevë ka theksuar se Podujevën, e po ashtu edhe Kosovën, siç thuhet, do ta bëjnë më mirë.

Postimi i plotë:

Qendra jonë në Besianë ka arritur numrin prej 5000 anëtarëve, për çka i jemi falenderues punës së palodhshme të secilit anëtarë e aktivistë gjithandej fshtarave e lagjeve të qytetit.

Qendra jonë po kalon nëpër proces të brendshëm të strukturimit,ku gjithë këta anëtarë përmes demokracisë së brendshme do të zgjedhin strukutrat e reja të cilat do të na fuqizojnë edhe më shumë.

Që prej kur ka nisur procesi i tanishëm i zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen tonë janë anëtarësuar rreth 433 anëtarë.

Së bashku, me shumë punë e përkushtim, do ta bëjmë më të mirë edhe komunën edhe gjithë Kosovën.