Pas intervenimit të Myftiut Naim Tërnava, Latif Llugaliut nga fshati Surkish i Komunës së Podujevës i cili kishte falur tri parcela të tokës së tij, sot i është siguruar pasaporta që i mundëson shkuarjen në haxh.

Këtë e ka bërë të ditur Imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu përmes një postimi në facebook ku ai është shprehur falenderues ndaj të gjithë atyre që moren pjesë në këtë organizim humanitar dhe shumë bujar për t’ia mundësuar Bacës Latif shkuarjen në haxh.

Përmes këtij postimi Imami Llugaliu ka bërë të ditur se Baca Latif, 80 vjecar jeton me gruan e tij në një gjendje jo të mirë ekonomike, ndërsa ata nuk kanë fëmijë. Baca Latif si të vetmën rrugë për sigurimin e mjeteve për të kryer haxhin e kishte parë shitjen e një pjese të tokës, mirëpo me vite të tëra askush nuk i’a kishte blerë atë, ku pastaj ai kishte vendosur që 3 percela të tokës të tij t’i dhuronte vakëf në fshatin Surkish: një parcelë për xhami,tjetrën për zgjerimin e varrezave dhe një tjetër për rrugë të varrezave sepse ato varreza janë pa rrugë, duke shpresuar se kjo vepër do t’i kompenzohej me moskryerjen e haxhit.

Imami Llugaliu ka falenderuar Adem Ademin, i cili ka ndihmuar në sensibilizimin e shoqërisë për këtë rast dhe dr. Ramiz Zekaj, i cili ka siguruar pagesën e shpenzimeve të haxhit për Latif Llugaliun.

Ndonëse ditë më parë ishte raportuar se edhe pse mjetet ishin siguruar, Latif Llugaliu nuk do të mund të shkonte në haxh për shkak se ishte mbushur numri i personave të regjistruar për këtë vit, por sic edhe shpjegon Imami Llugaliu një gjë e tillë është arritur fal intervenimit të Myftiut Naim Tërnava./Llapi.info