Një kompani kosovare me pronësi angleze ka fituar lejen për të kërkuar ari në fshatin Herticë të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Banorët e këtij fshati kanë thënë se kanë qenë në dijeni se këso mineralesh ka pasur gjithnjë këndej pari.

“Është një pjesë këtu pas bregut, shtatë metra e kanë gjetur. Ka këtu, u kanë kjo miniera që është punuar edhe thonë që janë të tërat senet”, ka thënë një banor për Klan Kosova.

Për ta gjallëruar fshatin, banorët janë të gatshëm t’i japin edhe tokat.

Më poshtë video: