UEFA e ka dënuar KF Llapin me 50 000 euro për shkak të sjelljes raciste të tifozëve , hyrjen në fushë, hedhjen e objekteve dhe mesazheve provokuese gjatë ndeshjes që fituesit e Kupës së Kosovës e luajtën kundër Buduçnostit të Podgoricës

KF Llapi është dënuar nga trupa për kontroll etik dhe disiplinë e UEFA-së (CEDB) për sjellët e tifozëve të saj karshi Buduçnostit të Podgoricës në ndeshjen e dytë që u zhvillua në kuadër të Konferencë Ligës në Prishtinë.

Sipas kësaj trupe, KF Llapi duhet të paguajë 50 mijë euro për sjelljen raciste të tifozëve, hyrjen në fushë, hedhjen e objekteve dhe mesazhet provokuese.

“Për arsyet e mësipërme Llapi detyrohet që dy ndeshjet e ardhshme evropiane t’i luaj me dyer të mbyllura dhe të shpalos në to banerë me mbishkrimin ‘NoToRacism’ dhe logon e UEFA-së”, thuhet në këtë njoftim.

Po ashtu skuadra llapjanë duhet të paguajë edhe 8000 euro të tjerë për shkak të bllokimit të rrugëve afër stadiumit.

Vendimi i tërësisht i UEFA-së është…

“Të gjobitet KF llapi me 50 000 euro dhe KF Llapi 1932 të luajë dy ndeshjet e radhës në gara të UEFA-së me dyer të mbyllura, e dyta prej të cilave i nënshtrohet një periudhe dy vjeçare nga marrja e këtij vendimi, për shkeljen e rregulloreve të UEFA-së, i.e, sjellje raciste të tifozëve, pushtimin e fushës së lojës, gjuajtje e objekteve, ndezje e fishekzjarrëve  dhe mesazheve provokues (p.sh. slogane të paligjshme)”.

“Urdhërohet KF Llapi 1932 që në ndeshjen e radhës në gara të UEFA-së kur luan si klub vendas: ta vendos një baner me fjalët “#NoToRacism”, me logon e UEFA-së në të”.

“Dënohet KF Llapi 1932 me 8000 euro për bllokim të rrugëve afër stadiumit.