Në moshën 55-vjeçare është ndarë nga jeta, luftëtari i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjakova, Sami Hoxha.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga familjarët, i ndjeri vuante nga një sëmundje, e cila i solli përkeqësim të shëndetit.

Ndërsa, Organizata e Veteranëve të Luftës – Dega Gjakovë, ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet sot (28.07.2022), në fshatin Cërmjan të Gjakovës, në ora 16:00.