Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur rreth një orë më parë në fshatin Sekiraqë në Podujevë.

Në aksident është përfshirë një motorist me një veturë.

Këtë e ka konfirmuar për llapi.info shërbimi i emergjencës në Podujevë, të cilën kanë bërë të ditur se personat e lënduar janë bartur për trajtim në Q.K.U.K Prishtinë.

“Një nga të lënduarit është në gjendje kritike dhe është transferuar menjëherë për në Q.K.U.K në Prishtinë, ndërsa dy personat e tjerë kanë qenë në gjendje më të mirë shëndetsore” kanë treguar nga shërbimi emergjent.

Llapi.info ka provuar të kontaktojë Komandatin e Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi, por ai nuk ka qenë i qasshëm, ndërsa në stacionin policior nuk kanë dhënë tjera informacione rreth aksidentit./Llapi.info

aksidenti 1

aksidenti 2