Si rezultat i një hetimi relativisht të gjatë për të identifikuar personat e involvuar në trafikimin me migrantë, Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një aksion të gjerë me ç’rast janë arrestuar dhjetëra persona në regjionin e Prizrenit dhe jo vetëm, raporton Gazeta Sinjali.
Me urdhër të Gjykatës, Policia është duke kryer bastisje në disa lokacione, ku pritet sigurimi i provave materiale që provojnë përfshirjen e të dyshuarve në veprime kriminale.
Sinjali mëson se në mesin e të arrestuarve, ka edhe persona që lidhen me agjenci turistike që merren transportin e udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit.
Detaje tjera ne vazhdim…