&Era e fortë ka bërë që një lis të çahet në Prishtinë, ndërkohë që degët e mëdha të tij kanë rënë në trotuar për këmbësorë dhe në rrugën ku kalojnë veturat, pranë mbikalimit.

Klan Kosova ka shkrepur fotografi nga vendi ku kanë rënë pjesë të lisit, duke bllokuar trotuarin si dhe një shirit të kalimit për veturat.

Erërat e forta kanë mbretëruar këtë javë në disa qytete të Kosovës, duke shkaktuar stuhi dhe rënie të lisave në shumë vende.

Dy ditë më parë, në Gjilan u lënduan katër persona si pasojë e rënies së një vinçi nga erërat e forta. /Klankosova.tv/