Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Vizita e Kurtit dhe e ministres Donika Gërvalla, është bërë në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Javën e Diasporës.
Në një fjalim të mbajtur para qytetarëve llapjanë, i pari i Qeverisë ka thënë se roli i mërgatës, sipas tij, ka fuqi të madhe në Kosovë.
“Ne e kemi diasporën shumë të madhe. Ajo e ka pasur rolin e madh historik në politikë, kulturë dhe ekonomik. Duke iu falënderuar mërgatës sonë, ne e kemi financuar luftën tonë çlirimtare, e edhe e kemi sot lirinë. Duke iu falënderuar mërgatës sonë sot e kemi edhe paqen sociale për shkak të dërgesave dhe remitencave. Sipas bankës qendror të Kosovës, në pesë vjetët e fundit, më shumë se 4 miliardë e gjysmë, bashkatdhetarët tonë i kanë sjellë si dërgesa në vendlindje. Investimet janë më shumë se 1 miliard gjatë këtyre pesë vjetëve. Pra, mërgimtarët i kanë sjellë më shumë se 6 miliardë euro për pesë vjet. Kjo tregon se çfarë fuqie të madhe ekonomike ka mërgata për vendin tonë. Ne jemi të interesuar që mërgata jonë jo vetëm të vije këtu për të kontribuar, por edhe të përfitojnë duke investuar. Andaj, me luftimin e korrupsioni, më nuk do të ketë as haraç dhe ryshfet. Me Gjykatën Komerciale do të krijojmë kushte të favorshme të bëjmë biznes jo vetëm në Evropën Perëndimore, por edhe në vendlindje”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se fushata e mbështetur nga disa ministri, ka nisur dialogu për mërgatën kosovare./Llapi.info