Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku pak pas mesnate hajnat i hynë në banesë një personi në Prishtinë, duke i shkaktuar një dëm të madh.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se gjithçka ndodhi në rrugën “Ymer Aliu”, në Emshir, ku një personi i janë vjedhur kartela grafike në vlerë prej afro 30 mijë eurosh.

Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.