Vullnetarët e aksionit “Mos e pi nje kafe, ndihmoj Bakiut!” më nuk do të jenë në terren. Gjatë angazhimit të tyre ata kanë arritur të grumbullojnë gjithsej 23,145.62 euro, për të kontribuar në grumbullimin e mjeteve të nevojshme për shërimin e 20 vjeçarit nga fshati Kalaticë i Komunës së Podujevës.

Këtë e ka bërë të ditur për llapi.info, njëri nga organizatorët e aksionit, Liridon Mulliqi, i cili ka dërguar faturat me të gjitha deponimet që janë bërë në llogari bankare, e cila ka qenë në emër të Babait të Bakiut, Islam Hajzerit.

“Duam të jemi transparent me çdo qytetar, për parat që kanë dhuruar për Bakiun, dhe të jenë në dijeni se ku kanë shkuar ato para.” Ka thënë Mulliqi.

Ai ka falenderuar të gjithë vullnetarët e aksionit, të gjithë qytetarët, Këshillin e Bashkësisë Islame – Podujevë për mbështetjen që kanë ofruar, si dhe të gjitha ato biznese që ndihmuan aksionin në mundësitë që kishin!

Ai poashtu ka falenderuar edhe mediat të cilat kanë kontribuar që ky aksion të përmbyllet me sukses./Llapi.info

1

 

3

 

4

5

 

6