Deputetët llapjanë në Kuvendin e Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Fitim Haziri, kanë takuar sot kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Sokol Xhafa, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, KRU thotë se në këtë takim është diskutuar për problemet që po ballafaqohen qytetarët llapjanë me furnizimin të ujit të pijshëm.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Kryeshefi ekzekutiv Sokol Xhafa para pak çastesh,  priti në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Saranda Bogujevci dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës z. Fitim Haziri.

Në këtë takim u zhvilluan diskutime të shumta lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm, sfidat , investimet kapitale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, projektet specifike zhvillimore, cilësia dhe monitorimi i ujit, shtimin e kapaciteteve humane profesionale në zhvillimin e sektorit.

Ata ofruan mbështetje në mundësinë e realizimit të projekteve zhvillimore për shërbime gjithnjë e më cilësore për konsumatorët e KRU” Prishtina”.

  1. Xhafa falënderoi nënkryetaren e Kuvendit znj. Bogujevci dhe deputetin z. Haziri për interesimin e tyre në zhvillimin e mëtejmë të sektorit të ujit.