Një person është lënduar pasi një shtëpi është djegur në fshatin Bardhosh të Prishtinës në orët e pasditës të së martës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Rreth orës 17:30, është raportuar për një zjarr në një objekt në fshatin Bardhosh. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Borovci.