Italiani me nënshtetësi argjentinase, Juan Di Lorenzo, sot ka nënshkruar kontratë me klubin nga Podujeva, KF Llapin, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, Lorenzo së fundi ka luajtur për OF Lerapetrat në Argjentinë, duke zhvilluar 30 paraqitje.

“KF Llapi dhe mbrojtësi i qendrës, Juan Di Lorenzo kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi të vlefshme deri në vitin 2023, me opsion të rinovimit edhe për një vit tjetër. 24 vjeçari italian me nënshtetësi argjentinase në edicionin e fundit ka qenë pjesë e ekipit OF lerapetras, me të cilët ka zhvilluar 30 paraqitje në divizionin e dytë të Ligës Argjentinase dhe ka realizuar 1 gol. Di Lorenzo është paraqitur për Kombëtaren e Argjentinës për grupmoshën U17 si dhe ishte pjesë edhe e Kombëtares U20 të Argjentinës. Me të përfunduar kontratën me ekipin e OF lerapetras, Di Lorenzo ka arritur marrëveshje me ekipin tonë dhe do i mbroj ngjyrat bardh e kaltër në edicionin 2022/23”, thuhet në njoftim./Llapi.