Ukraina po tërheq 40 ushtarë që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Deri më sot, kontingjenti kombëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i përbërë nga 40 ushtarë, ndodhej në Kosovë”, njoftoi ushtria ukrainase.
Tërheqja e ushtarëve ukrainas nga Kosova, siç thuhet, bëhet në përputhje me Dekretin e Presidentit të Ukrainës të datës 7 mars.
⚡️ Ukraine to withdraw peacekeepers from Kosovo.
The Joint Forces Command of the Armed Forces told the RBC media outlet that 40 Ukrainian military personnel were involved in a NATO-led international peacekeeping force in Kosovo.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) August 3, 2022
“Kthimi i kontigjentit kombëtar të Ukrainës do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, njoftoi Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s.
Menjëherë pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë, ushtarët ukrainas janë dislokuar në zonën e komunës së Shtërpcës.
Ndryshe, Ukraina që prej 24 shkurtit po përballet me bombardimet e vazhdueshme të agresorit rus.