Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë ku një pesëvjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një veturë derisa po e ngiste biçikletën.

Personi i dyshuar për këtë aksident tragjik është arrestuar.

Mirëpo sipas informacioneve që ka siguruar Klan Kosova i dyshuari është djali i axhës së pesëvjeçarit i cili dyshohet se aksidentalisht e ka goditur me veturë pesëvjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë, ku i dyshuari derisa po dilte me veturë nga dyert e oborrit e goditi pesëvjeçarin i cili s’ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve.

Aktualisht trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.