Prokuroria dhe Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë në këto momente.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se disa bastisje po kryhen në Rajonin e Prishtinës.
“Për momentin ka bastisje në Prishtinë dhe në Podujevë. Hetuesit janë duke u marrë me një rast të mashtrimit”, kanë thënë burimet e IndeksOnline.
Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar apo për gjësendet e konfiskuara.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për aksionin…/Llapi.info