Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksident trafiku që ndodhi në orët e mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht te rrethi i Çagllavicës, ku mbetën të lënduar gjashtë persona. Në aksident u përfshinë dy vetura, me ç’rast shoferi që drejtonte njërin automjeti dyshohet se shkaktoi aksidentin.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për A.H., 19-vjeçar, pakistanez, i cili është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit.
Ai po dyshohet se shkaktoi këtë aksident dhe për pasojë mbeti i lënduar edhe vet. Të lënduarit u dërguan në QKUK, ku tre prej tyre, përfshirë të dyshuarin po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda, ndërsa tre të tjerët janë liruar.
I dyshuari është nën sigurimin e Policisë, në njërën nga klinikat e QKUK-së, ku pas lirimit pritet të merren veprimet e tjera hetimore.