Inspektorët e komunës së Vushtrrisë e Mitrovicës të mërkurën bashkë me policinë kanë gjobitur 16 lokale të natës në këto dy qytete për prishje të rendit e qetësisë publike.
Inspektorët e Mitrovicës mbyllën pesë lokale për këtë arsye.
Por, pronarët e tyre po ankohen se orari i punës është i shkurtër deri në ora 10 të natës, fiks atëherë kur vetë të rinjtë fillojnë të dalin natën, ndërsa për zhurmën thonë se lokalet i kanë të izoluar.