Skënder Potera nga Podujeva po vazhdon të  jetë numri një në Drag Race Kosova, duke vendosur rekorde të reja, shkruan Llapi.info.

Në garën mbajtur sot në Sllatinë, Potera ka thyer rekordin e tij personal. Siç ka njoftuar FASK Kosova, për vetëm 07.944 sekonda, Potera ka kaluar pistën prej mbi 400 metra.

“Për vetëm 07.944 sekonda Skender Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave në garën Drag Race III, duke arritur shpejtësinë prej 295 kilometra në orë. Gogi edhe më parë e mbante rekordin e kësaj piste (08.022), por paraqitja e së dielës ishte thjesht fantastike. Diçka të tillë ai e pati paralajmëruar edhe dy ditë para garës”, thuhet në  njoftim.

Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe garues tjerë nga Podujeva./Llapi.info

May be an image of car and road

May be an image of 5 people, car and road