Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për plagosjen e një personi në një lokal (shisha bar) në Parkun e Qytetit të Podujevës, është ende në arrati, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
“Parku i Qytetit, Podujevë 06.08.2022 – 02:25. Një i dyshuar mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e gjuajtjes me armë viktima është plagosur në këmbë. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në hetime”, ka thënë PK, në raportin e saj ditor./Llapi.info