Banorët e fshatit Bellopjë të Podujevës, dhe jo vetëm, po ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm, shkruan Llapi.info.
Në disa pjesë ka shtypje të ulët, e në disa fare. Për këtë, banorët janë ankuar, duke shtuar se gjatë verës po u vështirësohet jeta.
“Që dy muaj jemi në këtë gjendje me shtypje të ulët të ujit, sidomos mahalla e epërme, deri tek Burgu i Sigurisë së Lartë”, ka thënë për RTK-në, Fahri Maloku, i cili ka ardhur në vendlindje për t’i kaluar pushimet.
E, banorë të tjerë janë shprehur të nervozuar sa i përket kësaj çështje, duke shtuar se s’kanë ujë as natën, e as ditën.
“Prej Bajramit të Madh, na pikën e ujit s’e kemi as natën, e as ditën. Shtypjen e kanë ndalë, se ujë ka”, ka thënë Rexhep Neziri.
Në anën tjetër, zyrtarë të komunës së Podujevës janë duke u angazhuar që të zgjidhin këtë problem. /Llapi.info