Komuna e Podujevës ka njoftuar se do ta mbyll njërin segment në rrugën “Skënderbeu”, në pjesën ka kanë filluar punimet, shkruan Llapi.info.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të punimeve që po zhvillohen në rikonstruktimin e rrugës “Skënderbeu” dhe gjatë kësaj faze po punohet në gërmimet e rrugës, jemi të detyruar që përkohësisht të bëjmë mbylljen për qarkullim të një segmenti të rrugës nga magjistralja deri te rruga “Qëndresa”(rruga për Llapashticë).

Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të gjejnë alternativa për qarkullim duke u bazuar në hartën grafike.

09.08.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim