Klubi nga Podujeva, KF Llapi, ka njoftuar se qendërmbrojtësi Fatbardh Latifi, është rikthyer në kampin bardh e kaltër, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit, Latifi do të jetë i gatshëm qysh nesër për ndeshjen ndaj Drenicës, në hapjen e stinorit të ri në kampionat.
“Qendërmbrojtësi Fatbardh Latifi që së fundmi ishte pjesë e Ramiz Sadikut është rikthyer përsëri tek skuadra jonë, pasi që ishte pjesë e jona edhe gjatë edicionit 2018/19. Latifi është bashkuar me skuadrën tash e disa ditë dhe ka vijuar përgatitjet me grupin si dhe do jetë i gatshëm nga ndeshja e parë që do zhvillohet nesër ndaj Drenicës. Shtatlarti 192 cm më parë ka mbrojtur ngjyrat edhe të AD Alorćon B dhe Flat Earth në Spanjë si dhe A&N në Kosovë”, thuhet në njoftim./Llapi.info