Skuadra nga Podujeva, KF Llapi, e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur në udhëtim Drenicën – me rezultat minimal 0-1, raporton Llapi.info.
Mysafirët llapjanë kaluan në epërsi në minutën e 35’ me anë të Kushtrim Shabanit, për rezultatin 0-1.
Me këtë gol të vetëm edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën pati raste, por munguan golat.
Në minutën e 50-të, Rivera i Llapit pati një shans të mirë shënimi, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.
Drenica më pas bëri disa zëvendësime, duke shpresuar që të merrte një pikë së paku, por që ishin pa ndonjë efekt.
Osman Mëziu lëshoi një goditje nga afër zonës në minutën e 75-të, por portieri mysafir ishte i vëmendshëm.
Deri në fund, Llapi ia doli të mbahej dhe kështu mori tre pikët e para qysh në start të sezonit të ri.
Në xhiron e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Trepçën ’89./Llapi.info