Ekipet e dërguara nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës dje kanë filluar pastrimin e pyjeve në Parkun e Paqës dhe ky pastrim pritet të vazhdojë deri me 31 gusht.

Këtë e ka bërë të ditur për llapi.info, Hakif Hyseni, Drejtor i Dejtorisë së Pyjeve për Regjionin e Prishtinës, i cili ka treguar se për pastrimin e këtyre pyjeve gjatë ditës së djeshme kanë qenë të angazhuar 50 puntorë, numër i cili në ditët në vazhdim pritet të rritet deri ne 75.

Përveç drunjëve, puntorët e dërguar nga Agjencioni kanë pastruar edhe mbeturinat në Parkun e Paqes, edhe pse kjo nuk ka qenë detyrë e tyre.

“Mbeturinat e plastikës si dhe mbeturinat të cilat e ndotin ajërin janë vendosur në thasë të plastikës dhe do të dërgohen në depotë e mbeturinave” ka thënë Hyseni.

11873487_909754229092547_6224450487972079557_n

Ky bashkëpunim është realizuar më një memorandum në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe pritet të zgjasë deri me 31 gusht, ndërsa ka filluar me 1 korrik. Në Podujevë, Agjencioni i Pyjeve ka bashkëpunuar me komunën e Podujevës për pastrimin e këtyre pyjeve.

“Në gjithë territorin e Kosovës për pastrimin e pyjeve janë të angazhuar gjithsej 650 puntorë, ku 150 prej tyre janë të angazhuar në rajonin e Prishtinës 75 prej të cilëve janë në Komunën e Podujevës” ka treguar Hyseni.

Hakif Hyseni më tej ka shtuar se ky aksion po realizohet me qëllim që të kryhen pastrimet selvi-kulturore ku përfshihet pastrimi i pyjeve të djegura dhe dëmtimet nga insektet dëmtuese të pyjeve.

“Ky proces mbikqyret nga teknikë të pylltarisë, ku përgjegjës në Komunën e Podujevës është Nysret Berisha, Teknik i Pylltarisë” ka thënë Drejtor i Dejtorisë së Pyjeve për Regjionin e Prishtinës, Hakif Hyseni.

Në Komunën e Podujevës janë pastruar pyjet në fshatin Dumnicë e Epërme, Pishat e Dobërdolit, Pishat e Kërpimehit dhe në fund Parku i Paqës në qytetin e Podujevës.

“Këto pyje janë pastruar nga mbeturinat, nga therrat si dhe nga drunjt e dëmtuar të cilët janë të parezistueshëm ndaj erërave dhe lagështisë” ka treguar Hyseni.

11895968_909753909092579_8883962214139395398_n

Pyjet të cilat janë të gjendje të pashfrytëzuar digjen nën mbikqyrjen e zjarrëfikësve, ndërsa masa drunore e cila mund të shfrytzohet për djegje, vendoset përkohësisht ne deponë e pylltarisë në Podujevë dhe mbetet nën menagjimin e komunës, në mundësi për shpërndarje për rastet sociale.

Në fshatin Dobërdol, drunjët të cilën prehen dhe janë në gjendje të shfrytëzueshme, ato me një shumë simbolike prej 8 euro mund t’i marrin edhe qytetarët, ku një familje mund të marr deri në 7 kubik.

Përveç puntorëve për pastrimin e pyjeve, kanë qenë të angazhuar edhe 10 zjarrfikës të cilët kanë kontratë që nga 1 korriku deri me 31 tetor, ku deri tani kanë marr pjesë në 20 intervenime së bashku me Shërbimin e Zjarrfikësve në Podujevë./Llapi.info

11951391_909753955759241_4899216015132821675_n