Përkundër paralajmërimeve se nuk do të ketë reduktime të rrymës, Podujeva sot është përballur me mungesë të saj, shkruan Llapi.info.

Reduktimet janë dysorësh në secilën pjesë të kësaj komune.

Ditë më parë, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, por siç duket, një gjë e tillë nuk po aplikohet.

Në pjesën e hijezuar me të kuqe, shkruani shifrën tuaj të konsumatorit, e cila gjendet në faturë – dhe aty do t’iu shfaqet koha kur do të keni reduktime të rrymës./Llapi.info.

Duke klikuar KËTU, mund ta shkruani shifrën dhe kohën se kur do t’iu ndalet rryma, në secilën lagje të Podujevës.