Materniteti i cili po ndërtohet në Podujevë është në fazën e fundit të ndërtimit, por ndonëse ndërtimet janë në fazën e fundit, ai nuk pritet të funksionalizohet menjëherë.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqeniës Sociale në Komunën e Podujevës, Agron Hyseni, tha se ndërtimet e maternitetit janë në fazën e fundit.

“Në vitin 2015 ka filluar faza e pestë A, faza e fundit e ndërtimit e cila i mbulon të gjitha punimet e vrazhda. Punimet kanë shkuar sipas parashkimeve”, ka thënë Hyseni.

Mirëpo, edhe pse ndërtimi do përfundoj, ai nuk duket se do funksionalizohet menjëherë.

“Pasi të kryhen punimet, priten të sigurohen paisjet të cilat nuk pritet të sigurohen menjëherë për shkak të kostos. Nevoitet ndihma e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ndihma e donatorëve”, ka thënë Hyseni.

Ai ka treguar se është në bisedime me disa donatorë, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.

Planifikimet e komunës sipas Hysenit janë që ky spital të jetë spital sekondar, për të cilin u duhet leja e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shërbimet që do i ofroj ky spital sipas tij janë shërbimet e maternitetit, gjinekologjisë dhe kirurgjisë.

I pyetur për koston e ndërtimit të këtij Materniteti, ai nuk deshi të prononcohej për këtë gjë, duke thënë se këto janë çështje të brendshme të komunës./llapi.info