Llapi ka barazuar me Trepçën ’89, në xhiron e dytë të Albi Superligës së Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.

Nikoqirët llapjanë e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi pas (27′) minutash lojë. Ishte Adem Maliqi që i dha epërsinë Llapit për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, mysafirët nga Mitrovica përmbysën gjithçka për dy minuta, (80’ dhe 82’), Albion Pllana realizoi për “xehetarët”, për t’i dhuruar epërsinë e parë Trepçës ’89.

Llapi arriti të marrë një pikë nga ky takim me një autogol të shënuar nga lojtari mysafir.

Pas dy xhirove, Llapi ka katër pikë dhe aktualisht mbanë pozitën e parë në tabelë, kurse Trepça ’89 dy pikë dhe pozicionohet në pozitën e pestë.

Në javën e tretë, Llapi i shkon Dukagjinit./Llapi.info