Një person është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku i dyshuari fillimisht kishte ushtruar dhunë në familje, ndërkohë që gjatë bastisjes i është gjetur edhe një kallash.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 14 fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info